Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Kërçovë, të shtunën, më 21 nëntor 2026, do të organizojë një aktivitet simbolik në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajaz, me rastin e ndarjes së flamujve kombëtarë për secilën bashkësi lokale.
Aktiviteti do të fillojë në orën 12:00, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.
Përmes këtij aktiviteti, BDI – Dega Kërçovë synon të përcjellë mesazhin e bashkimit, ruajtjes së identitetit kombëtar dhe respektit për historinë dhe trashëgiminë shqiptare.
Flamuri kombëtar shqiptar, si simbol i identitetit, historisë dhe krenarisë sonë, do të jetë në qendër të këtij organizimi.
“Flamuri na bashkon!” është mesazhi që shoqëron këtë aktivitet, i cili do të mbahet në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajaz.
BDI – Dega Kërçovë
Ja postimi i plotë:
🇦🇱 FLAMURI NA BASHKON! 🇦🇱
📅 E shtunë, 21 nëntor 2026 | Ora 12:00
📍 Kompleksi Memorial
“NËNA SHQIPTARE” – Zajaz
Këtë të shtunë, në Kompleksin Memorial “Nëna Shqiptare” në Zajaz, do të dhurojmë nga një flamur kombëtar për secilën bashkësi lokale.
Sepse nën atë flamur bashkohen të gjithë shqiptarët! 🇦🇱
Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti.
Me krenari, bashkim dhe respekt për historinë dhe rrënjët tona shqiptare!
BDI – Dega Kërçovë
