Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi, i lindur në vitin 1962.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ahmeti ka kujtuar kontributin e Kurtishit si veteran i UÇK-së dhe veprimtar i përkushtuar i familjes politike të BDI-së, ku për shumë vite ishte i angazhuar në aktivitete partiake, përfshirë edhe në selinë e partisë.
Ai ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tij ndër vite, duke theksuar se Shabi Kurtishi do të kujtohet si pjesë e rrugëtimit të përbashkët.
Veterani Shabi Kurtishi u përcoll sot për në banesën e fundit, pas namazit të drekës, me nderime kombëtare dhe fetare, në Varrezat e Veteranëve, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Haraçinë.
Në fund të mesazhit, Ali Ahmeti u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurtishi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
“Lavdi jetës dhe veprës së veteranit Shabi Kurtishi! I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në mesazhin e Ali Ahmetit.
Ja postimi plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi, i lindur në vitin 1962.
Shabi ishte pjesë e familjes sonë politike dhe për shumë vite dha kontributin e tij në angazhimet partiake, përfshirë edhe në selinë tonë. Do ta kujtojmë si një veprimtar të përkushtuar, i cili me punën dhe angazhimin e tij ishte pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët.
Sot, pas namazit të drekës, me nderime kombëtare dhe fetare, u përcoll për në banesën e fundit në Varrezat e Veteranëve, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Haraçinë.
Familjes Kurtishi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Lavdi jetës dhe veprës së veteranit Shabi Kurtishi!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
