Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka përkujtuar 17 Nëntorin 1994, datë që lidhet me vendimin historik për emërtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Aarau të Zvicrës.
Përmes një mesazhi përkujtimor, Ahmeti ka vlerësuar rëndësinë e kësaj date në historinë e organizimit dhe të rrugëtimit të UÇK-së drejt lirisë.
Ai ka shprehur nderim të thellë për të gjithë ata që kontribuuan në këtë rrugëtim, duke theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i tyre mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare.
“Lavdi dëshmorëve dhe mirënjohje të përhershme të gjithë kontribuuesve të UÇK-së!”, thuhet në mesazhin e nënkryetarit të BDI-së, Faton Ahmeti.
Ja postimi plotë:
Më 17 nëntor 1994, në Aarau të Zvicrës, u mor vendimi historik për emërtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shënuar një kthesë vendimtare në rrugëtimin drejt lirisë.
Lavdi dëshmorëve dhe mirënjohje të përhershme të gjithë kontribuuesve të UÇK-së!
