AKTUALE

“U mbars mali, polli një mi!” – Arbër Ademi me reagim ironik ndaj VLEN-it

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka reaguar me tone ironike ndaj përpjekjeve të VLEN-it për t’ia atribuar BDI-së përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet e pushtetit aktual.

“U mbars mali, polli një mi!
E di se i zhyturi kapet për fije kashte, por një pyetje e thjeshtë e gazetarit maqedonas duket se i nxori në pah kontradiktat e VLEN-it.

Sipas kësaj logjike, BDI e paska detyruar VLEN-in të zgjedhë Stoiljkoviqin, të sjellë Dodikun, të lejojë parakalimin e ushtrisë serbe në vendin tonë, të sjellë MTEL-in serb dhe të fusë botën serbe në raportin evropian.

BDI e paska detyruar VLEN-in edhe të mos i realizojë premtimet për 10 mijë euro për qytetarët, të cenojë statusin e gjuhës shqipe, të përdhosë flamurin kombëtar, të nëpërkëmbë Marrëveshjen e Ohrit, të mos i mbyllë kazinotë, bastoret dhe kreditë e shpejta, si dhe të mos e ndryshojë Kushtetutën për të avancuar rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Dhe, së fundmi, sipas kësaj logjike, BDI e paska detyruar VLEN-in edhe ta nënshkruajë lejen për Alta Bankën serbe në Maqedoninë e Veriut.
Por çështja e Alta Bankës ngre një tjetër pikëpyetje që kërkon përgjigje publike.

Gjatë kohës së qeverisjes sonë, shteti mori nën administrim pasuri me vlerë rreth 20 milionë euro, të lidhura me të akuzuarit në kuadër të rastit gjyqësor “Imperia”. Përmes Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar u ndërmorën procedurat për nxjerrjen e këtyre pasurive në shitje.

Sipas Ademit, shitja u realizua gjatë qeverisjes së VLEN-it, ndërsa në këtë proces u nënshkrua edhe leja që lidhet me Alta Bankën.

“Sot nuk u zhytën, por u mbytën! Është koha që VLEN-i të ndalojë së kërkuari fajtorë te të tjerët dhe t’u përgjigjet qytetarëve për vendimet, veprimet dhe premtimet e veta”, thuhet në reagimin e nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi.

Banner

Related posts

Plani trepikësh i BDI-së për ta siguruar Europën tani

admin

Studentët e Dizajnit grafik të Universitetit të Tetovës qëndrojnë për vizitë studimore në Republikën e Turqisë

Gjyla Halili

Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend

Gjyla Halili