Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sonte në Saraj, në Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të degës së BDI-së në këtë komunë.
Me këtë rast, Ahmeti ka uruar Ramadan Eminin për zgjedhjen në krye të Forumit Rinor të Degës së Sarajit, si dhe të gjithë anëtarët e zgjedhur, duke u dëshiruar suksese në përgjegjësitë dhe angazhimet e reja.
Në mesazhin e tij, Ahmeti ka theksuar rolin e rëndësishëm të rinisë në proceset politike dhe ndryshimet në vend, duke nënvizuar se të rinjtë do të vazhdojnë të jenë pjesë kyçe e angazhimit për ndryshimet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.
„Me rininë i bëmë ndryshimet në Maqedoninë e Veriut, me rininë do të vazhdojmë t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe bashkë do t’i mposhtim puthadorët që kanë harruar se përfaqësimi dhe dinjiteti nuk negociohen“, ka theksuar Ahmeti.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me bindjen se rinia ka qenë dhe mbetet forca e ndryshimit.
Ja postimi plotë:
Sonte pata kënaqësinë të jem në Saraj, ku u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor të degës sonë.
Urime Ramadan Eminit për zgjedhjen në krye të Forumit Rinor të Degës së Sarajit, si dhe të gjithë anëtarëve të zgjedhur sonte. Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi dhe angazhim të ri!
Me rininë i bëmë ndryshimet në Maqedoninë e Veriut, me rininë do të vazhdojmë t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe bashkë do t’i mposhtim puthadorët që kanë harruar se përfaqësimi dhe dinjiteti nuk negociohen.
Rinia ka qenë dhe mbetet forca e ndryshimit!



