AKTUALE

Donjet Ramani, krenaria e Reçicës së Vogël dhe kampion i Maqedonisë së Veriut në boks, pritet në takim nga kryetari i BDI-së

Donjet Ramani nga Reçica e Vogël, kapiten i ekipit “Shkëndija Boks” nga Tetova, përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në kategorinë deri në 75 kilogramë dhe kampion i vendit në këtë kategori, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kryetari i BDI-së e ka pritur Ramanin në një vizitë, duke i uruar shëndet, suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në karrierën e tij sportive.

Donjet Ramani është një emër që me përkushtimin, disiplinën dhe rezultatet e tij po e përfaqëson denjësisht Tetovën dhe Maqedoninë e Veriut në sportin e boksit.

Sukseset e tij janë dëshmi se talenti, puna dhe këmbëngulja sjellin rezultate, ndërsa sportistë të tillë meritojnë vëmendje, respekt dhe mbështetje për të vazhduar rrugëtimin drejt majave të reja sportive.

Tetova ka arsye të krenohet me kampionët e saj!

Banner

Related posts

Saliu i’a plas në fytyrë Limanit: E konfirmoi me gojën e vet se nuk ka legjitimitet

Gjyla Halili

Ageler: Ose e përkrah atë që është e nevojshme për të ecur drejt BE-së ose je kundër

admin

LËVIZJA DEMOKRATIKE:NË VELES NXËNËSIT SHQIPTARË MBETEN NË RRUGË

admin