AKTUALE

Ali Ahmeti uron Nik Gjeloshajn: Bashkimi i shqiptarëve në Mal të Zi është amanet historik!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka përcjellë urimet dhe përgëzimet e tij Nik Gjeloshajt për zgjedhjen në krye të Forumit Shqiptar në Mal të Zi.

Në mesazhin e urimit, Ahmeti e ka vlerësuar bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi në një subjekt të vetëm si një hap me rëndësi të veçantë politike dhe kombëtare, që dëshmon pjekuri, vizion dhe përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët.

Ai ka theksuar se historia ka dëshmuar se shqiptarët kanë arritur kthesa të rëndësishme sa herë kanë ditur të kapërcejnë dallimet dhe të veprojnë me vullnet të përbashkët.

Ahmeti i ka uruar Gjeloshajt suksese në drejtimin e Forumit Shqiptar, duke shprehur bindjen se ky mision do të sjellë rezultate konkrete në forcimin e përfaqësimit politik, mbrojtjen e të drejtave dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi.

„Bashkimi nuk është vetëm një akt politik, por një amanet historik, që merr kuptim kur shndërrohet në veprim dhe rezultate për brezat e ardhshëm”, thuhet në mesazhin e Ali Ahmetit.

Në përfundim, Ahmeti ka shprehur dëshirën që Forumi Shqiptar të jetë simbol i unitetit, dinjitetit dhe perspektivës më të mirë për shqiptarët në Mal të Zi.

„Ju priftë e mbara!”, është urimi i Ali Ahmetit drejtuar Nik Gjeloshajt.

Ja postimi plotë:

I nderuar z. Nik Gjeloshaj,
Kryetar i Forumit Shqiptar në Mal të Zi,

Historia na ka mësuar se sa herë shqiptarët kanë ditur të qëndrojnë bashkë, të kapërcejnë dallimet dhe të veprojnë me një vullnet të përbashkët, kanë shënuar kthesa të rëndësishme në rrugëtimin e tyre kombëtar.

Bashkimi i forcave politike shqiptare në Mal të Zi në një subjekt të vetëm, Forumin Shqiptar, përbën një hap me rëndësi të veçantë politike dhe kombëtare, duke dëshmuar pjekuri, vizion dhe përgjegjësi ndaj interesit të përbashkët.

Ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj në krye të Forumit Shqiptar, me dëshirën që ky mision të sjellë rezultate konkrete në forcimin e përfaqësimit, mbrojtjen e të drejtave dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi.

Bashkimi nuk është vetëm një akt politik, por një amanet historik, që merr kuptim kur shndërrohet në veprim dhe rezultate për brezat e ardhshëm.

Le të jetë Forumi Shqiptar simbol i unitetit, dinjitetit dhe një të ardhmeje më të mirë!

Ju priftë e mbara!

Banner

Related posts

Mark Gjonaj: Diaspora shqiptare për herë të parë mund të votojë për zgjedhjet në Shqipëri, regjistrohuni

Gjyla Halili

SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Gjyla Halili

SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot

admin