Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot, në 37-vjetorin e rënies së tyre, veprimtarët e çështjes kombëtare, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, të cilët ranë më 2 nëntor 1989.
Në mesazhin e tij përkujtimor, Ahmeti ka vlerësuar lart guximin, përkushtimin dhe sakrificën e dy veprimtarëve, duke theksuar se ata i përkisnin një brezi që nuk u pajtua me robërinë, padrejtësinë dhe mohimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Ai ka rikujtuar betimin e tyre „Liria a vdekje!“, si një zotim jetësor që Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu e dëshmuan me veprën dhe sakrificën e tyre.
Sipas Ahmetit, figura e tyre mbetet pjesë e pandashme e historisë dhe kujtesës kombëtare, ndërsa gjaku i derdhur për liri përbën obligim për ruajtjen, forcimin dhe përcjelljen e lirisë te brezat e ardhshëm.
Në fund të mesazhit, Ahmeti ka shprehur nderimin e tij për dy veprimtarët dhe për të gjithë dëshmorët e veprimtarët e çështjes kombëtare.
„Lavdi e përjetshme Afrim Zhitës dhe Fahri Fazliut! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare!“, ka përfunduar mesazhin Ali Ahmeti.
