Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe, Shoqata e Veteranëve të Luftës njofton për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Fadil Osmani – Frenki.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe ndanë me të rrugëtimin e përkushtimit ndaj çështjes kombëtare.
Fadil Osmani – Frenki i përkiste brezit të luftëtarëve që iu përgjigjën thirrjes së atdheut, duke dhënë kontributin e tyre në rrugën e lirisë, dinjitetit dhe të drejtave kombëtare. Vepra dhe kujtimi për të do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës sonë.
Sipas njoftimit të familjes, falja e xhenazes do të bëhet të hënën, më 2 nëntor 2026, pas namazit të drekës, pranë objektit të BFI-së, në afërsi të Teleferikut, prej ku më pas do të niset kortezhi i varrimit.
Shoqata e Veteranëve të Luftës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit.
Lavdi jetës dhe veprës së veteranit Fadil Osmani – Frenki!
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!
Ja postimi plotë:
LAJM MORTOR
Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët se ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
FADIL OSMANI – FRENKI
Falja e xhenazez do të bëhet të hënën më 2.11.2026 pas namazit të drekës, pranë objektit të BFI në afërsi të Teleferikut, prej ku më pas do të niset kortezhi i varrimit.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
