AKTUALE

Nikollë Camaj dorëzon në Kuvendin e Malit të Zi Rezolutën për Masakrën e Tivarit dhe krimet ndaj shqiptarëve

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka bërë të ditur se është dorëzuar zyrtarisht në procedurë parlamentare Propozim-Rezoluta për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve.

Propozim-Rezoluta është nënshkruar fillimisht edhe nga deputetët Ilir Capuni dhe Meto Zenka, si dhe nga shefi i klubit parlamentar, Artan Çobi.

Camaj ka shprehur pritjen që kjo nismë të marrë përkrahje të gjerë parlamentare, duke theksuar rëndësinë e rikujtimit dhe dokumentimit të krimeve historike ndaj popullit shqiptar.

Kjo nismë synon që përmes institucioneve parlamentare të vihet në pah e vërteta historike për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera ndaj shqiptarëve, në mënyrë që viktimat të mos harrohen dhe kujtesa historike të ruhet për brezat e ardhshëm.

“Na u priftë e mbara në këtë përpjekje për të rikujtuar krimet dhe për t’ua siguruar vendin që meritojnë në kujtesën historike, në mënyrë që të mos bien kurrë në harresë”, është mesazhi i përcjellë nga Nikollë Camaj.

Ja postimi plotë:

Të nderuar miq,
Posa u dorëzua në procedurë parlamentare Propozim Rezoluta mbi masakrën e Tivarit dhe mbi krimet e tjera mbi shqiptarë.
Për fillim, me nënshkrim edhe nga vëllezërit Ilir Capuni, Meto Zenka, e natyrisht edhe nga shefi i klubit tonë Artan Çobi, por presim edhe përkrahjen apsolute!
Na u prift e mbara për të rikujtuar krimet, e për t’ua siguruar mos-harresën!

Banner

Related posts

Vizitë në Kosovë pa Zv. Ministrin shqiptarë, sinjal fyes nga Mpb-ja

Gjyla Halili

NATA E ZJARREVE“ NË PREKAZ: NDIZEN FLAKADANËT E LIRISË

Gjyla Halili

Filipçe: Ligjet ekzistojnë, provimi në shqip duhet të zbatohet!

Gjyla Halili