AKTUALE

Ali Ahmeti merr pjesë në pritjen për Ditën Kombëtare të Austrisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e Tij, z. Martin Pammer, me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet më të përzemërta për popullin austriak, duke vlerësuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, si dhe rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit mes dy vendeve.

Ai theksoi përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe avancimin e bashkëpunimit në frymën e respektit dhe partneritetit të ndërsjellë.
Gëzuar Ditën Kombëtare të Austrisë!

Ja postimi plotë:

Me kënaqësi mora pjesë në pritjen e organizuar nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, z. Martin Pammer, me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë.

Me këtë rast, përcjell urimet më të përzemërta për popullin austriak, duke shprehur vlerësimin tim për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona dhe përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit tonë.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Austrisë!

Banner

Related posts

Mickoski: Taravarit i dëshiroj rrugë të mbarë

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Integrim para anëtarësimit – ndryshimi i qasjes “gjithçka ose asgjë”

admin

Diaspora solli 325 milionë euro

admin