AKTUALE

Nikollë Camaj: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës një moment i rëndësishëm për Kosovën

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, e ka vlerësuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës si një moment të rëndësishëm për vendin dhe institucionet e saj.

Sipas Camajt, kjo zgjedhje nuk mund të konsiderohet një zhvillim i zakonshëm, por një ngjarje me peshë të veçantë, veçanërisht në një periudhë kur Kosovës i nevojiten stabilitet institucional, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit të qytetarëve.

“E njoh Justina Shiroka-Pulën edhe personalisht dhe kam pasur fatin të njoh nga afër përkushtimin e saj dhe kontributin që ka dhënë ndër vite në jetën publike. Si një akademike dhe personalitet me përvojë, ajo i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së saj së mirës së Kosovës”, është shprehur Camaj.

Ai ka theksuar se zgjedhja e saj në krye të shtetit përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një mundësi që institucionet e Kosovës të vazhdojnë punën me seriozitet, stabilitet dhe vizion për të ardhmen.

“Uroj që kjo periudhë e re institucionale të sjellë më shumë stabilitet dhe bashkëpunim, si dhe të forcojë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës. Në këto momente, më shumë se kurrë, nevojiten përgjegjësi, maturi dhe përkushtim ndaj interesit shtetëror dhe të ardhmes së vendit”, ka deklaruar Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Në fund, Camaj i ka uruar Presidentes së re të Kosovës sukses në ushtrimin e detyrës së saj, duke shprehur besimin se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe perspektivës evropiane të vendit.
🇽🇰 🇲🇪

Ja postimi plotë:

Zgjedhja e Presidentes ë Kosovës, z. Justina Shiroka-Pula, nuk mund të përkufizohet si një zhvillim i zakonshëm, por tejet i veçantë, sa për faktin se Kosova doli nga një periudhë krize përmes zgjedhjes së kryetares, po aq edhe për personin që zgjedhi.

E njohur si një akademike e veçantë, e që kam pasur fatin ta njoh edhe personalisht, tërë jetën dha kontributin e vet në jetën publike, për të mirën e përjetshme të Kosovës sonë.

Prandaj, zgjedhja e saj për Presidente është një moment i rëndësishëm që institucionet të vazhdojnë punën me përgjegjësi, stabilitet dhe në interes të së ardhmes së Kosovës.

Banner

Related posts

Fronti Europian hapi shtabin në Saraj

Gjyla Halili

Lladrovci përgëzon Jim Memetin  për fitoren e mandatit të gjashtë në krye të komunës Dandenong në Australi

Gjyla Halili

U lëndua në ndeshjen Kosovë – Izrael, Muriqi “ia mbush kasat” Mallorcës me gati një milion e gjysmë euro

Gjyla Halili