AKTUALE

UDHËHEQËSI ALI AHMETI NË KODRËN E DËSHMORËVE NË GJILAN

Më 4 tetor 2026, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmeti, erdhi në Gjilan me ftesë të Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 65-vjetorit të lindjes së Heroit të Kombit, Nuhi Berisha!

Me të arritur në Gjilan, ndalesa e Tij e parë ishte Kodra e Dëshmorëve, vendi ku prehen ata që jetën ia kushtuan lirisë së popullit dhe Atdheut!

Aty vendosi lule dhe u përul me nderim pranë varrit të Heroit të Kombit, Nuhi Berisha, e më pas nderoi Heronjtë dhe Dëshmorët Rexhep Malaj, Kadri Zeka, Xhevat Qerimi dhe Hysni Xhemajli!

Përulja e Udhëheqësit Ali Ahmeti, ishte dhe mbetet shprehje e respektit të thellë për shokët e idealit, për luftëtarët e lirisë, për gjakun e tyre të derdhur për liri, për rrugën e gjatë të qëndresës dhe luftës kombëtare!

Pranë varreve të Heronjëve dhe Dëshmorëve, kujtimi bëhet i gjallë dhe mirënjohja merr kuptimin më të thellë të mundshëm!

Liria që gëzon Kosova e çliruar dhe e Pavarur nga Serbia pushtuese, mban në themelet e saj jetën, ëndrrat, luftën dhe gjakun e derdhur të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, lulet e vendosura dhe përulja e Kryekomandantit të UÇK-së Ali Ahmeti, dëshmuan lidhjen e pashkëputur të Tij me ata që i dhanë gjithçka Kombit!

Vitet e dekadat kalojnë e do të vijnë edhe shekujt, por emrat, gjaku dhe vepra e tyre janë e do të mbeten udhërrëfyes për brezat, do të jenë thirrje për bashkim dhe për përgjegjësi për ta ruajtur, për ta përparuar e zhvilluar Atdheun!

Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 5 Tetor 2026!

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Përfundoi sondazhi në Top24, kryeson Lëvizja Demokratike me 27%

admin

Deklaratë solemne e anëtarit të ri të KSHZ-së, Abdush Demiri

Gjyla Halili