Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar Poliklinikën e Bit Pazarit, ku së bashku me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit–Shkup, Samir Iseni, ka diskutuar për nevojat aktuale të institucionit dhe për mundësitë e përmirësimit të kushteve për qytetarët.
Në fokus të takimit ishin sigurimi i pajisjeve të reja, renovimi dhe modernizimi i objekteve, si dhe përforcimi i kuadrit profesional.
Mexhiti theksoi se vizitat në terren synojnë identifikimin e drejtpërdrejtë të nevojave të qytetarëve dhe institucioneve, me qëllim që ato të shndërrohen në projekte dhe ndërhyrje konkrete.
“Çdo ditë në terren, aty ku janë nevojat e qytetarëve. Sot në Poliklinikën e Bit Pazarit diskutuam konkretisht për pajisje të reja, renovimin dhe modernizimin e objekteve, si dhe për përforcimin e kuadrit profesional”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se për Komunën e Çairit është e rëndësishme që nevojat të dëgjohen dhe të identifikohen drejtpërdrejt në terren.
“Jemi çdo ditë në terren, duke dëgjuar e identifikuar nevojat dhe duke punuar që ato t’i kthejmë në projekte e punë për qytetarët tanë”, u shpreh kryetari i Çairit.
Vizita në Poliklinikën e Bit Pazarit vjen në kuadër të angazhimeve në terren për identifikimin e nevojave të institucioneve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.





