AKTUALE

BDI: Shasivari e prolongon zgjidhjen – 12 kandidatë shqiptarë edhe në tetor do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën maqedone

Provimi i jurisprudencës në shqip, drejt zgjidhjes? Ministria e Drejtësisë përgatit takim me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike.

Por, deri sa ministri Jeton Shasivari vazhdon me konsultime dhe paralajmërime, 52 kandidatë do t’i nënshtrohen sesionit të tetorit në gjuhën maqedonase, 12 prej tyre shqiptarë.

Kjo nuk është zgjidhje. Është prolongim.

Shasivari, dikur si profesor, kritikonte ministrin e atëhershëm të Drejtësisë për pamundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sot, si ministër, në vend që ta zgjidhë këtë çështje, kërkon edhe më shumë kohë, takime dhe konsultime.

E njëjta skemë po përsëritet sikur i kemi parë e dëgjuar eksponentët tjerë të VLEN-it: premtime kur janë në opozitë, ndërsa shtyrje dhe arsyetime kur janë në pushtet.

Studentët shqiptarë nuk kanë nevojë për një tjetër premtim. Kanë nevojë për një zgjidhje që zbatohet.

Shasivari duhet të përgjigjet: nëse provimi i jurisprudencës në shqip është vërtet “drejt zgjidhjes”, pse 12 kandidatë shqiptarë duhet ta japin edhe gjatë sesionit të tetorit në maqedonisht?

BDI kërkon që kjo çështje të zgjidhet menjëherë, e jo të përdoret si një tjetër premtim i prolonguar.

Banner

Related posts

Kandidatja e VMRO-së për presidente: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

Gjyla Halili

Çertifikohet Isen Shabani, vazhdon mandatin si kryetar i Komunës së Vrapçishtit

Gjyla Halili

Pyetje deputetësh në Kuvend, përplasje për Ligjin e Gjuhëve

Gjyla Halili