AKTUALE

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Foto – REL
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, në funksion të shtyrjes përpara të prioriteteve të përbashkëta.

Përmes një komunikate zyrtare, selia diplomatike amerikane ka theksuar se në thelb të këtij partneriteti mbeten siguria, zhvillimi dhe ruajtja e stabilitetit në tërë rajonin.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës, transmeton Klankosova.tv.

Deklarata e Ambasadës vjen në kohën kur pritet të nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e para në këtë legjislaturë.

Banner

Related posts

Moti sot në Kosovë kryesisht me diell

admin

DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste IRGC-në

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Jam i indinjuar me lajmin e aktit të neveritshëm –djegien e automjetit të zv.kryeministrit Grubi

admin