Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga IFES, me temë “Avancimi i partive politike të bazuara në dëshmi: njohuritë ligjore dhe krahasuese mbi qendrat hulumtuese dhe analitike”.
Qendrën tonë e përfaqësuan drejtoresha Fatjona Geci dhe koordinatori i projekteve Pishtar Lutfiu, të cilët morën pjesë në diskutimet mbi rolin e qendrave hulumtuese dhe analitike në zhvillimin e politikave të mbështetura në analiza, të dhëna dhe dëshmi.
Në tryezë morën pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ambasadori i Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Kristof Somer, drejtoresha për vendin e IFES, Joana Kozma, si dhe Johana Ketola, drejtoreshë e programeve në Demo Finland, e cila mori pjesë online.
Kontribut në diskutim dhanë edhe profesorët universitarë Aleksandar Spasenovski dhe Memet Memeti, ndërsa tryeza u moderua nga Dejan Dimitrievski, koordinator i projektit në IFES.
Gjatë takimit u diskutuan përvojat ligjore dhe krahasuese mbi funksionimin e qendrave hulumtuese dhe analitike, forcimi i kapaciteteve profesionale, si dhe rëndësia e politikëbërjes së mbështetur në dëshmi, të dhëna dhe analiza.
Pjesëmarrja e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” në këtë tryezë përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve me përfaqësues të institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe botës akademike, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e hulumtimit dhe analizës.
📌 Electoral Support Programme
🇨🇭 Embassy of Switzerland in North Macedonia





