AKTUALE

BOZHINOVSKA: LSDM, PARAQITNI DËSHMINË OSE TËRHIQNI GËNJESHTRAT – PËRPLASJA POLITIKE NUK ËSHTË LICENCË PËR SHPIFJE

hedh poshtë kategorikisht dhe i demantoj gënjeshtrat dhe konstruksionet tendencioze
të paraqitura nga LSDM-ja në konferencën për media më 20 shtator 2026, me të cilat,
pa paraqitur asnjë provë të vetme, tentohet të cenohet nderi, reputacioni dhe integriteti
im profesional.
Faktet janë të qarta: prej më shumë se 12 vitesh nuk kam asnjë marrëdhënie
biznesi apo private me „Rudnap“. Nuk kam asnjë lidhje me prokurimin në fjalë, e
as me procedurën që EVN-ja, si kompani private, e zhvillon në mënyrë të pavarur
dhe për nevojat e veta.
LSDM-ja me vetëdije po përhap të pavërteta dhe konstruksione të sajuara për gjoja
përfshirjen time në marrëveshje biznesi, pa paraqitur asnjë fakt të vetëm që do t’i
mbështeste këto pretendime. Kjo nuk është argument, por një përpjekje për diskreditim
politik.
Nuk do të lejoj që përmes konferencave për media të partive politike të hidhen të
pavërteta në publik dhe më pas të pritet që ato të mbeten pa përgjigje. Përplasja politike
nuk është dhe nuk mund të jetë alibi për shpifje, manipulim të opinionit publik dhe cenim
të reputacionit personal dhe profesional.
Prandaj, në vend të konstruksioneve politike dhe “rrjeteve” të sajuara, kërkoj nga LSDM-
ja që brenda 24 orëve t’i tërheqë publikisht pretendimet e pavërteta dhe të kërkojë falje për
deklaratat e bëra.
Në të kundërt, do të ndërmerren hapa konkretë ligjorë. Do t’i shfrytëzoj të gjithë
mekanizmat ligjorë në dispozicion për mbrojtjen e nderit, reputacionit dhe integritetit tim
profesional, përfshirë edhe procedurat gjyqësore dhe paraqitjen e kallëzimeve
përkatëse pranë institucioneve kompetente.
Publiku meriton fakte dhe prova, jo konstruksione politike. Jam e gatshme t’i përgjigjem
çdo fakti dhe ta dëshmoj atë. Të njëjtën gjë pres edhe nga ata që sot bëjnë akuza të tilla
të rënda.

Banner

Related posts

Luan Veliu: “Prilli i plagosur” lëshoi rrënjë dhe lindi e rriti lisa!

Gjyla Halili

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperatura deri në 26 gradë

admin

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Gjyla Halili