AKTUALE

Luan Veliu dhe bashkëveprimtarët në Prishtinë për ngushëllime te familja Brovina

Një delegacion nga Maqedonia e Veriut, i kryesuar nga veprimtari Luan Veliu, së bashku me kryetarin e shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Gjini, veprimtarin Emrush Xhemajli dhe bashkëveprimtarë të tjerë, qëndroi në Prishtinë për t’i shprehur ngushëllimet familjes Brovina me rastin e ndarjes nga jeta të së madhes Flora Brovina.

Gjatë vizitës, veprimtari Luan Veliu i dhuroi familjarëve librin “Flaka e Janarit”, pjesë e së cilës është edhe emri dhe kontributi i Flora Brovinës. Dhurimi i këtij libri u bë si shenjë respekti dhe kujtimi për veprën dhe kontributin e saj.

Në emër të delegacionit, Emrush Xhemajli shkroi në librin e ngushëllimeve, duke shprehur dhimbjen dhe respektin për figurën e Flora Brovinës dhe duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjen.

Delegacioni ndau me familjarët dhimbjen për humbjen e saj dhe vlerësoi kontributin e Flora Brovinës ndër vite, përkushtimin dhe veprimtarinë e saj në shërbim të çështjes kombëtare dhe shoqërisë.

Kujtimi për Flora Brovinën do të mbetet i gjallë te familjarët, miqtë, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan veprimtarinë e saj.

U prehtë në paqe Flora Brovina. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të saj.

Banner

Related posts

Sela: Më falni Strugan që e lamë Strugën për ta bërë të fuqishme Aleancën për Shqiptarët

Gjyla Halili

Sela: Forma më e mirë për të dalë e vërteta është të heshtësh, dhe të shohësh tek po përmbushen të gjitha parashikimet

Gjyla Halili

FMN: Nëse masat e BE-së mbesin gjatë në fuqi do të jenë pengesë për zhvillimin ekonomik

admin