Shoqata Kulturore “Uskana Ilire .” në Stuttgart organizon hapjen zyrtare të veprimtarisë së saj, duke ftuar familjet, miqtë dhe bashkatdhetarët të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për komunitetin shqiptar.
Ceremonia e hapjes do të mbahet të dielën, më 27 shtator 2026, në ora 14:30, në lokalin Gecko, Hofener Str. 115, 70372 Stuttgart – Bad Cannstatt.
Sipas organizatorëve, kjo nismë synon të krijojë një hapësirë ku shqiptarët në Stuttgart të bashkohen përmes traditës, kulturës, gjuhës dhe aktiviteteve komunitare.
“Një fillim i ri. Një familje më e madhe. Një histori që e shkruajmë së bashku”, është mesazhi i shoqatës, e cila me këtë aktivitet synon të hedhë hapat e parë drejt një veprimtarie të organizuar kulturore në komunitetin shqiptar të Stuttgartit.
Nga “Uskana Ilire ” ftohen të gjithë familjet, miqtë dhe bashkatdhetarët që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje dhe të jenë pjesë e fillimit të një kapitulli të ri të shoqatës.
Traditë • Kulturë • Gjuhë • Bashkim/tv Gurra
