KOSOVË

6 nga 81 deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të jenë shqiptarë

Si asnjëherë më parë, 6 deputetë shqiptarë do të jenë në parlamentin e ri të Malit të Zi, nga 81 në total.

Tre prej tyre duke përfaqësuar direkt shqiptarët dhe interesat e tyre përmes partive nacionale.

Pas përfundimit të procesit të numërimit, 2 mandate deputetesh siguroi koalicioni “Forumi Shqiptar” i Nik Gjeloshajt dhe një ulëse në Kuvend e mori Genc Nimanbegu me koalicionin “Aleanca Shqiptare”. Rritje të rëndësishme në këto zgjedhje shënoi “Forumi Shqiptar” që pervec Gjeloshajt, në Kuvend do të çojë edhe Nikollë Camajn.

Shqiptarët thonë se do të mbështesin çdo qeveri me synime europiane dhe do të jenë opozitë e fortë për ata që mendojnë Malin e Zi pro Rus.

Në parlament do të shkojnë edhe 3 shqiptarë të tjerë Mehmet Zenka dhe Drita Llolla por që përfaqësojnë partinë e ish kryeministrit dhe presidentit Gjukanovic ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër Dritan Abazovic, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Të drejtën për të krijuar qeverinë e ka fituar koalicioni i presidentit Milatovic, i cili mori 23 mandate por jo mjaftueshëm për të qeverisur të vetëm prandaj i duhet ndihma e partive të tjera, dhe padyshim e shqiptarëve./TCH

Banner

Related posts

Me pantallona të shkurtër dhe me mjekër, dalin pamjet nga arrestimi i sulmuesve të Valon Sylës

admin

Kurti: Komiteti i Ministrave ta trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Gjyla Halili

Kurti nuk e pranoi propozimin për kompromis, insistoi në njohje

admin

Leave a Comment