AKTUALE

22 vite nga krismat e pranverës së dinjitetit/ Ahmeti nga Sellca: U bëmë bashkë për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot mori pjesë në shënimin e 22 vjetorit të fillimit të luftës në malësinë e Tetovës në manifestimin tradicional Pranvera e Dinjitetit.

22 vite më parë nga Malësia e Sharrit lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie, jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Sot Kalaja e Sellcës na bëri bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, për të nderuar në vendprehjet e tyre të gjithë ata bij e bija që me gjakun e tyre ujiten rrënjët e përjetësisë së kombit dhe për të përkujtuar amanetin e tyre për mbrojtjen e idealeve kombëtare.

Nuk do t’i harroj të gjithë ato nëna guximtare që gatuanin bukë për pjesëtarët e UÇK-së, ato heroina që i dhanë krahë edhe më të fuqishëm luftës sonë çlirimtare.

Qofshim të bashkuar si në pranverën e 2001 në Malësinë e Sharrit edhe tani në betejat e ardhmërisë përparimtare të vendit!

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”!

Banner

Related posts

Nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare

Gjyla Halili

RMV, dy të tretat e qytetarëve nuk e kanë përdorur kurrë shërbimin online, gati 60 për qind preferojnë sportelet

admin

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Gjyla Halili

Leave a Comment