KOSOVË

200 mijë qytetarë, do të lëvizin lirshëm nëpër kufirin Kosovë – Shqipëri

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se marrëveshja e nënshkruar me Shqipërinë sa i përket lëvizjes së lirë përbën thellim bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.

“Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj”, është shprehur Kurti.

Sot kanë qenë dy ministritë e brendshme që kanë nënshkruar protokollin për lëvizje të lirë në zonat kufitare.

Kjo marrëveshje është e vlefshme për 26 vendkalime të veçanta kufitare.

Banner

Related posts

Pamje nga momenti i arrestimit të 14-vjeçarit që vrau 9 persona në një shkollë në Beograd

admin

Nuk pres diçka në dialog pa ndryshuar Serbia

admin

Zhgënjyese që Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës

admin

Leave a Comment