AKTUALE

20 vite nga vdekja e Boris Trajkovskit

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit

Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 përpos presidentit Trajkovski humbën jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës.

Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvilluar edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme për të kuptuar nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “akt terrorist”, prej të cilave dolën edhe dy raporte të ndryshme.

Në të dy raportet, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, megjithatë, si shkak për rënien e avionit theksohen gabimet e pilotit dhe mangësi të tjera indirekte të sistemit.

Banner

Related posts

Drejtori Elezi jep lajmin e madh: 129 të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës janë pranuar me vendime pune të përhershme

Gjyla Halili

Presidenti të zgjedhet në Kuvend/ Grubi në Klan Debat sjell dëshmi programin politik të BDI-së nga vitit 2016 dhe 2020

Gjyla Halili

Siljanovska Davkova: Kriteret e Kopenhagës do të na bëjnë një shtet standard evropian, vetoja nuk është një instrument miqësor

Gjyla Halili