SHQIPËRI

2.2 milionë turistë nga Kosova vizituan Shqipërinë nga periudha janar-korrik

Gati gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në harkun e muajve janar-korrik janë nga Kosova. Fundi i gushtit kulmon edhe me largimin e pjesës më të madhe të pushuesve…

Gati gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në harkun e muajve janar-korrik janë nga Kosova.

Fundi i gushtit kulmon edhe me largimin e pjesës më të madhe të pushuesve nga plazhet.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 5.2 milionë të huaj në total, 2.2 milionë janë shqiptarë të Kosovës. Italianët janë të dytët me mbi 430 mijë turistë, ndjekur nga qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqia dhe Gjermania.

 “Vihet re që në dy vitet e fundit nuk po kemi më turizëm patriotik, por edhe nga vendet perëndimore. Ky është një sinjal shumë i mirë,” shprehet Albiona Muçoimaj për A2 CNN, operatore turistike.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërinë deri më tani e kanë vizituar turistë nga 152 vende të ndryshme të Botës.

Operatorja turistike, Albiona Muçoimaj tregon edhe se çfarë kanë preferuar më së shumti turistët e huaj në këto 7 muaj.

 “Që nga mali, deti, turizmi kulturor gjithashtu. Ka një ndërthurje të shijeve dhe përzgjedhjeve nga të huajt.”

Banner

Related posts

Rama i vendosur kundër Kurtit: Shqipëria nuk zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, as për Kosovën

admin

Babë e bir nga Kosova tentuan ta kalojnë kufirin me 28 mijë euro të padeklaruara, policia ia sekuestron

admin

Beteja e 14 maji/ Zyrtarizohet mes debatesh kandidati i Alibeaj për garën e Tiranës

admin

Leave a Comment