AKTUALE

Zv.Kryeministri i parë Izet Mexhiti dorëzon Abetaren e Unifikuar nxënësve të klasës së parë të Sh.F.”Liria” Shkup

Ishte nder i madh që të dorëzoja Abetaren e Unifikuar për nxënësit e klasës së parë në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup. Abetarja është abc-ja e hyrjës në gjuhën shqipe, ndërsa Abetarja e Unifikuar është shënjues i përpjekjeve tona për të mbrojtur dhe kultivuar gjuhën standarde shqipe.

Nga sot, nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mësojnë shkronjat e arta të alfabetit shqip njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Është padyshim një hap thelbësor në mirëmbajtjen e indetitetit tonë kombëtar në një epokë të globalizimit.

Ishte një moment i veçantë për të gjithë ne, të cilin do ta kujtojmë gjatë. I falendëroj arsimtarët dhe nxënësit për programin e mrekullueshëm të përgatitur për këtë ditë të shënuar dhe ITKSHSHM-së për donacionin e abetareve.

Banner

Related posts

Kryetari i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati vizitoi Vatrën

Gjyla Halili

Ministri Andonoski do t’i prezantojë shërbimet e reja digjitale

Gjyla Halili

VMRO-DPMNE humbi 140.000 vota, LSDM rreth 30.000 (TABELA) 20.10

Gjyla Halili