AKTUALE

Zijadin Sela pritet të takohet sot me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela, sonte pritet të zhvillojë takime të rëndësishme në Tiranë me udhëheqësit më të lartë të shtetit shqiptar. Burime të sigurta bëjnë të ditur se Sela do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Takimet vijnë në një moment delikat për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që zhvillimet e fundit kanë sjellë tensione të reja mes partive politike shqiptare atje.

Nuk dihen ende detajet e agjendës së këtyre takimeve, por besohet se do të diskutohet rreth bashkëpunimit rajonal, përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sfidave aktuale me të cilat përballen partitë shqiptare në këtë shtet.

Vizita e Selës në Tiranë shihet si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar lidhjet politike ndërshqiptare dhe për të siguruar mbështetje në prag të zhvillimeve të reja politike në vend.Pa Censurë

Banner

Related posts

Në vendkalimet kufitare pa pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Gjyla Halili

Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e Qytetit”

Gjyla Halili

Ahmeti i reagon Mickoskit: Përgjegjësi duhet të ketë, por për ata që me të vërtetë janë përgjegjës

Gjyla Halili