AKTUALE

Ziadin Sela i ka ngitur padi, Sedat Sulejmani i përgjigjet me një postim

Shefi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA. Sedat Sulejmani nga Lëvizja BESA përmes një postimi ka bërë të ditur se ndaj tij është ngritur padi nga kreu i ASH-së, Ziadin Sela, porse nuk do ta tremb që të luftoj siç shkruan të vërtetën.

Ja postimi i plotë:

Ziadinit i paska djegur e vërteta dhe mundohet që dështimet dhe rrugën e tij drejtë BDI-së ta hesht para opinionit me padi ndaj meje!

Padia e Ziadinit ndaj meje, e shkruar në gjuhën maqedonase, nuk do të më tremb aspak që të luftoj të vërtetën, të luftoj BDI-në dhe të keqen ndaj shqiptarëve e qytetarëve!

Nëse Ziadini do ishte burrë, do padiste BDI-në dhe Mijallkovin për 27 prillin.

Kjo dëshmon se aq shumë është Ziadini dhe kompania e tij në shërbim të BDI-së, saqë mundohet që të defokusojë opinionin me padi kundër opozitës. Nuk na trembni, por na bëni më të fortë!

Nuk mund të na frikësoni, 8 maji është afër!

Banner

Related posts

Pendarovski: Pres mbështetje nga të gjitha bashkësitë etnike për hir të kredibilitetit politik

Gjyla Halili

Transportuesit privat dhe Qyteti i Shkupit arrijnë marrëveshje

admin

Në Tiranë fillon sot Samiti i Diasporës: “Përmes rrënjëve lartësohemi”

Gjyla Halili