KOSOVË

Zhgënjyese që Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka thënë se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së.

Torres këtë e tha pas deklaratës së Sekretarit të Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e djeshme në Veri.

“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit./21Media

Banner

Related posts

U sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik

admin

Nuk pranojmë Bosnjëzimin e Kosovës, thotë Konjufca

admin

Nuk ndaloi në postbllok, policia qëllon për vdekje 55-vjeçarin shqiptar

admin

Leave a Comment