AKTUALE

Zgjedhje të parakohshme lokale në disa komuna?!

Për dallim nga emrat e përmendur, Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka dorëzuar një deklaratë në Kuvend se po jep dorëheqje nga mandati i deputetit dhe ka kërkuar që të mos verifikohet, përkatësisht ka vendosur të mbetet në pozitën e kryetarit.

Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit është i papajtueshëm me pozitën e kryetarit dhe anëtarit të këshillit në komunë dhe qytetin e Shkupit. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në rast të përfundimit të mandatit të kryetarit, parasheh shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në atë komunë. Zgjedhjet e parakohshme për këshilltarë dhe kryetar komune nuk do të mbahen nëse zgjedhjet e rregullta janë më pak se gjashtë muaj, gjë që nuk ndodh tani pasi zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen në tetor 2025. /tvklan.mk/

Banner

Related posts

Andonovski: Sulmet kibernetike janë kërcënim real, por sistemet shtetërore kanë treguar gatishmëri dhe qëndrueshmëri përcjell

Gjyla Halili

Ali Ahmeti me dhimbje për ndarjen nga jeta të mikut të tij Fatos Nano

Gjyla Halili

Me ty”, thotë Adelina Berisha në këngën e re (VIDEO)

admin