BOTA

Zelenskyy: Presioni i sanksioneve duhet të rritet

Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se sulmi i së hënës në Kryvyi Rih dëshmoi edhe një herë se ushtria ukrainase duhet të ketë mjaftueshëm armë me rreze të gjatë, mjete të mjaftueshme për të mposhtur terroristët.

Në fjalimin e tij, presidenti ukrainas zbuloi se raketat që goditën qytetin qendror ishin lëshuar nga territori i Krimesë së pushtuar përkohësisht, nga zona e Dzhankoy.

“Presioni i sanksioneve botërore kundër Rusisë meriton të rritet ndjeshëm. Ky është terrorizëm që askush në botë nuk do ta quajë ndryshe” shtoi ai.

Ai konfirmoi se gjashtë persona kishin vdekur, duke përfshirë një vajzë 10-vjeçare të quajtur Daria.  

Ai tha se operacioni i shpëtimit në Kryvyi Rih, i cili ndodh të jetë vendlindja e tij, përfundoi në orën 19:00 të së hënës në mbrëmje dhe konfirmoi se ishin “dy raketa Iskander”. 


Top Channel

Banner

Related posts

Kina shkarkon nga detyra shefin e shërbimit të saj kombëtar të motit

admin

Çmenduri në Zvicër/ Të dëshpëruar për forcë punëtore, pronarët ndajnë fitimet me kamarierët! Paga deri në 17 mijë euro

admin

Kongresi amerikan hap hetim për ish-zyrtarin e FBI, McGonigal

admin

Leave a Comment