BOTA

Zelensky: Rebelimi i Wagner ka treguar dobësinë e Putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur me udhëheqësin amerikan Joe Biden për ngjarjet dramatike në Rusi.

Gjatë telefonatës, presidenti ukrainas tha se rebelimi i shkurtër – gjatë së cilës trupat nga Grupi Wagner u drejtuan për në Moskë – kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin.

Përmes një deklarate të mëvonshme për mediet, Zelensky bëri thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë.

Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i SHBA kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes – me theks në armët me rreze të gjatë.


Top Channel

Banner

Related posts

Bankat kineze mbështesin me miliarda Rusinë

admin

Gjyshërit fshikullojnë me rrip për vdekje mbesën 5-vjeçare, pasi ishte ndotur me jashtëqitje

admin

SHBA kërkon mbështetjen e OKB-së për marrëveshjen e propozuar për armëpushimin në Gazë

Gjyla Halili

Leave a Comment