AKTUALE

Xharra-Osmanit: Pse je furnizu me naftë nga kompania ruse “Lukoil”?!

Jeta Xharra në “Kallxo përnime” pyeti kandidatin për president të Frontit Evropian, Bujar Osmani se përse jeni furnizuar me derivate të naftës nga kompania ruse “Lukoil”, kur ju zotoheni anti-Rusisë, përcjell INA.

Jeta Xharra: Ziadin Sela që ishte kritik i juaji tash u bo përkrahës i juaji dhe i BDI-së, e në anën tjetër i njejti është që pat thënë që Ministria e jashtme që e udhëhiqni ju, blen derivate nga kompania ruse Lukoil. Çka u thoni këtyre kritikave?

Osmani: MPJ blen derivate në një procedurë tenderi për veturat e saj. Ai që është i lirë, duhet domosdo të fiton.

Jeta Xharra: Rusi me dal ma i lirë, ani a?

Osmani: “Nuk ka mekanizëm ligjor që ju mund të eliminoni ate që është më i lirë në tender! Për ta ndal këtë kompani duhet të ndryshoj ligji për prokurime publike që të vendoset që kompanitë që vijnë nga federata ruse.

Lidhur me sanksionet ndaj Rusisë, Osmani theksoi se të gjitha sanksionet që janë vendosur nga BE, janë vendosur edhe nga Maqedonia e Veriut, duke shpallur edhe diplomatë non grata. (INA)

Banner

Related posts

Kasami dha me koncesion NPK-në për qytet më të pastër por Tetova u pëmbyt nga mbeturinat

Gjyla Halili

REL: Katër përfundimet që u nxorën nga rrëmuja në Zyrën Ovale

Gjyla Halili

Pendarovski: Nuk kam pse ta bojkotoj raundin e dytë sepse do t’i fitoj zgjedhjet

Gjyla Halili