AKTUALE

Xhaferi: Respektimi i të drejtave të punës, prioritet për RMV në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka drejtuar një urim për qytetarët në këtë Ditë ndërkombëtare të punës, duke theksuar rëndësinë e respektimit dhe trajtimit të barabartë të punëtorëve dhe të drejtave të punës. Duke e shpalosur këtë mesazh në një periudhë të vështirë krizash globale, Xhaferi falënderoi punëtorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në përforcimin e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Si një vend anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, zotimi ynë është ti mbrojmë punëtorët dhe të sigurojmë trajtim të njëjtë dhe të drejtë për to nga punëdhënësit, sepse çdo punëtor është mbi të gjitha, qenie njerëzore e cila meriton respekt dhe jetë dinjitoze”, shkruan

Urimi i Kryeministrit shqiptoi aspiratat për një jetë më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë punëtorët.

Banner

Related posts

Janë nënshkruar marrëveshjet për 11 komuna për projekte infrastrukturore nga fusha e kulturës

Gjyla Halili

Lladrovci përkujton heroin Asllan Fazliu: I pandalshëm në rrugën e vështirë të lirisë

Gjyla Halili

DPHM: Nga e marta reshje lokale shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat malore

Gjyla Halili