BOTA

Wagner nis të largohet nga Rostov-on-Don

Banner

Trupat Wagner kanë filluar të largohen nga Rostov-on-Don, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. 

Katër kamionë janë larguar, por tanket dhe pajisjet e tjera të rënda kanë mbetur, sipas medias.

Për pjesën më të madhe të ditës së sotme, qyteti jugor rus ishte në qendër të “marrëveshjes” së Wagner. Mercenarët e Wagner hynë në qytet në orët e para të së shtunës dhe thuhet se morën komandën ushtarake rajonale.

Kreu i grupit Wagner, Yvgeny Prigozhin ra dakord që të tërheqë pas trupat e tij që u nisën drejt Moskës pas ndërhyrjes së presidentit bjellorus, Aleksandar Lukashenko.

Trupat e Wagner iu afruan Moskës për rreth 200 kilometrave brenda një dite, sipas deklaratës së Prigozhin.


Top Channel

Related posts

Pësoi humbje të thellë në zgjedhjet në Greqi, Tspiras jep dorëheqjen nga partia SYRIZA

admin

Pas rënies së qeverisë dhe presionit rus, Moldavia emëron kryeministrin e ri pro BE-së

admin

Shtëpia e Bardhë e cilëson “të pabazë” inicimin e hetimit ndaj Bidenit

admin

Leave a Comment