SHQIPËRI

Vulin në listë të zezë, reagon ambasada e SHBA në Beograd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar pasi Thesari Amerikan e ka sanksionuar shefin e inteligjencës serbe dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Aleksander Vulin, shkruan Express.

Ambasada e SHBA thotë se një vendim i tillë s’ka për qëllim institucionet e Serbisë.

Në reagim thuhet se SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.

“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, përfundon reagimi.

Banner

Related posts

Makina del nga rruga dhe përmbyset mbi gurë në Bilisht

admin

Bëhen të ditur emrat e kryetarëve të rinj të degëve të BDI-së

admin

Sot opozita debat me Ramën në Kuvend për çështjen McGonigal

admin

Leave a Comment