SHQIPËRI

Vuçiqi kërkon ndihmë nga Erdogani për situatën në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka kërkuar ndihmë presidentit të sapozgjedhur të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për situatën në veri të Kosovës.

Me reputacionin dhe ndikimin e Erdoganit në Kosovë, ka thënë Vuçiqi, ai mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes në rajon.

“Presidenti Erdogan ishte i interesuar për situatën aktuale në Kosovë, dhe presidenti Vuçiq e informoi për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër komunitetit serb atje. Ai po ashtu i kërkoi kreut të shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e shtetit të tij në mënyrë që ta ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën presidenciale serbe.

Banner

Related posts

“Draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Rama ka përkrahje në Evropë e SHBA”

admin

Veliaj dhe Kumbaro presin Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Turizmin, Zurab Pololikashvili: Tirana, destinacion i turistëve!

admin

Shqipëria sot voton, hapen qendrat e votimit

admin

Leave a Comment