SHQIPËRI

Vuçiq: Kosova s’do ta ketë të lehtë anëtarësimin në NATO nga Spanja dhe vëllezërit tonë hungarez

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur sot për synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Ai tha se Kosova s’do ta ketë të lehtë një gjë të tillë, sipas tij, për shkak të kundërshtimit të Spanjës dhe Hungarisë, shkruan media serbe Danas.

Derisa ka shtuar se në këtë çështje asgjë nuk varet nga Serbia sepse ajo nuk është anëtare e NATO-s.

“Ata mund të pranohen në NATO, por nuk do ta kenë lehtë sepse ka vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Do të ketë rezistencë shumë të fortë nga Spanja, por edhe nga disa vende që e kanë njohur Kosovën, si vëllezërit dhe motrat tona nga Hungaria”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq tha se ishte një “turp i veçantë”.

“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori”, ka thënë ai.

Banner

Related posts

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy vajza shqiptare në Greqi

admin

Nuk ndryshojnë masat e sigurisë, Gjici në burg, gruaja e videos arrest shtëpie

admin

Errësohet gjendja në selinë e partisë së Erdoganit, po i bie bilanci i votave nën 50%

admin

Leave a Comment