SHQIPËRI

Vuçiq: Kosova nuk mund ta ndalojë importin e mallrave serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk mundet ta ndalojë importimin e mallrave serbe.

Ai, në Radio Televizionin Publik të Serbisë, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka për qëllim dëbimin e serbëve.

“Nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot nga CEFTA e deri te të gjitha rregulloret tjera ligjore, këtë nuk guxoni dhe nuk mund ta bëni”.

“Së dyti, po tregoni se dëshironi ta lini popullin serb në Kosovë e Metohi pa ushqime elementare – bukë, qumësht. Shumicën e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës”, shtoi Vuçiqi. 

Banner

Related posts

Vuçiq: Serbët nuk do t’i lëshojnë ndërtesat në veri të Kosovës

admin

Dialogu Kosovë -Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor diskutohen nga BE-ja

admin

Begaj pas inaugurimit të Millatoviqit: Shqipëria e Mali i Zi do të kontribuojnë për stabilitetin e rajonit tonë

admin

Leave a Comment