SPORT

Vllaznia, kampione për herë të 13-të

Banner

Vllaznia është kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave për herë të 13-të. Trofeu i është dorëzuar kapitenes Megi Doçi dhe vajzave shkodrane nga zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lutfi Nuri, dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha. Pikërisht në finalen e titullit kampion, shkodranet e Nikolin Lekës kanë mundur Apoloninë, 2-0.

Gjithçka ka ndodhur në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe që ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Temperaturat e larta e kanë bërë disi të ngurtë lojën, ndërsa vetëm në të 24’, Vllaznia shfaqet rrezikshëm në portën fierake, teksa mbrojtja shmang rrezikun.

Por në të 32’, Vllaznia ka gjetur golin e avantazhit, kjo me anë të Megi Doçit, që gjendet gjithnjë në vendin për të dërguar topin në rrjetë. Me rezultatin 1-0 është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Apolonia është munduar të rrezikojë në portën e Vllaznisë. Madje dhe duke u zhvendosur e gjitha në gjysëmfushën shkodrane. Por në momentin më të mirë të vajzave bardhejeshile, Vllaznia godet në kundërsulm, ndërsa Tereza Deda në të 80’ ka dyfishuar në 2-0.

Shkodranet kërkojnë golin e tretë, ndërsa mbrojtja fierake dhe portieria Amenieku kanë shumë punë. Për më tepër në të 85’, Megi Doçi ka goditur traun e portës me kokë, kurse në të 87’, Dedës i është anulluar goli për pozicion jashtë loje.

E në vërshëllimën e fundit të Eglantina Pjetrushajt, 2-0 për Vllazninë, që kështu i gëzohet titullit kampion radhazi e për më tepër dhe pjesëmarrjes përsëri në Champions League.

Related posts

Kosova lufton por në fund mposhtet nga Bullgaria

admin

Allegri: Do të ishin ende në garë për Championsin

admin

Vendimi i Mbappes tashmë është marrë

admin

Leave a Comment