AKTUALE

VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së

Sot u mbajt takim punues ndërmjet grupeve punuese të koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së në hapësirat e selisë së VMRO-DPMNE-së.


Në takim u theksua se është e nevojshme të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët.

Gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme qeveritare të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fuqishëm i integrimeve në BE, lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese.

Grupet e punës u dakorduan që bisedimet në frymë pozitive do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, thuhet ne njoftim.

Banner

Related posts

Hatme në fshatin Zherovjan

Gjyla Halili

Gostivari i pari në listën e Komunave me borxhe më të mëdha, me mbi 9.5 milionë euro detyrime të papaguara..

Gjyla Halili

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

Gjyla Halili