AKTUALE

Vjosa Osmani ia kalon sot zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot në orën 16:00 t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes, raporton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, ndonëse kishte shprehur publikisht dëshirën për ta vazhduar atë.

Banner

Related posts

MBRËMJE KUR’ANORE NË TETOVË

Gjyla Halili

Moti sot me vranësira dhe më i freskët

admin

ESHS: Paga mesatare në janar 33.943 denarë

admin