AKTUALEKOSOVË

Haradinaj: Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë të njëjtin fat historik



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se me hebrenjtë shqiptarët ndajnë të njëjtin fat historik.

Kështu ka thënë Haradinaj në ditën kur bota përulet para miliona viktimave të Holokaustit.

“Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit. Me hebrenjtë ndajmë fat të ngjashëm historik, andaj dhe bashkëndjejmë me dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet gjenocidin. Në kohë jo të lehta, shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së dytë botërore.

I përjetshëm kujtimi për viktimat e Holokaustit”, ka thënë Haradinaj.

Banner

Related posts

Kompanitë japoneze të interesuara për mundësi investimi në #TIRZ

admin

Dauti: Nuk pranojmë urdhëra nga kryeministri, ai le të urdhërojë VLEN-in!

Gjyla Halili

Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë si para vitit 2001

Gjyla Halili