SHQIPËRI

Vizitë në Athinë/ Kryeministri Rama takohet me homologun Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Athinë, ku çeli edhe ekspozitën e tij personale.

Kreu i qeverisë takoi kryeministrin grek, Kyrakos Mitsotakis, ndërsa vijon darka e punës në selinë qeveritare “Maksim”.

Dy delegacionet do të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në marrëdhëniet dypalëshe.

Rama ka marrë në delegacion ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa të martën do të mbahet edhe forumi ekonomik ku do jenë të kompani të mëdha që veprojnë në të dyja vendet.

Ekspozita e Ramës u inaugurua prej Nikos Dendias në “Zapion Megaro” të kryeqytetit grek, ndërsa ministri i Jashtëm e vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan.

Janë 33 punime të krijuara që prej vitit 2015 dhe 15 punime të vitit 2023. Veç pikturave, në ekspozitë ka edhe disa punime qeramike.


Top Channel

Banner

Related posts

E gjithë familja në taekwondo/ Veliaj në eventin e veçantë sportiv: Investimi në sport, një nga vendimet më të mira që kemi marrë

admin

Dosja Gërdeci/ SPAK dërgon për gjykim Fatmir Mediun për “shpërdorim detyre”

admin

Dyshohet për katër të vdekur në Liqenin e Gramshit në Shqipëri

admin

Leave a Comment