AKTUALE

Vizitë e nxënësve të Sh.F.K. “Naim Frashëri” në ,,Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë

Më datë 22 maj 2025 (e enjte), Medreseja “Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë mirëpriti një vizitë të veçantë nga nxënësit e klasave të nënta të Shkollës Fillore Komunale “Naim Frashëri” – Tetovë. Vizita u realizua nën udhëheqjen e arsimtarit Nedmiran Beqiri dhe u prit me mikpritje të ngrohtë nga koordinatori Dr. Beqir Memeti.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me ambientet e Medresesë, programin arsimor dhe aktivitetet edukativo-kulturore që ofron kjo institucion fetaro-arsimor. Koordinatori Beqir Memeti prezantoi misionin dhe vizionin e medresesë, duke i inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë rrugën e dijes dhe të mendojnë për një të ardhme të ndritur në shërbim të shoqërisë.

Kjo vizitë synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore dhe të nxisë interesimin e nxënësve për arsimimin fetar e moral në një ambient të sigurt dhe cilësor.

Banner

Related posts

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

Gjyla Halili

Manifestimi për shënimin e 30 vjetorit të Menduh Thaçit në politik

admin

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me sekretarin e përgjithshëm e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Amer Kapetanoviq

Gjyla Halili