AKTUALE

Visar Ganiu mirëpriti zv/ministren Safije Sadiki-Shaini

Pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Çairit zëvendësministren e Sportit, znj. Sadije Sadiki Shaini, njoftoi kryetari i Çairit, Visar Ganiu. Gjatë takimit ata kanë biseduar për rëndësinë e sportit si një mjet për edukimin dhe zhvillimin e të rinjve, si dhe për nevojën që komuniteti ynë të ketë më shumë mundësi për aktivitete sportive.

“Diskutuam gjithashtu mbi mënyrat për të përmirësuar qasjen ndaj sportit dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e talenteve lokale.

E vlerësoj përkushtimin e znj. Shaini dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj komunitetit tonë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të nxitur një frymë sportive që përfshin të gjithë qytetarët e Çairit. Faleminderit për vizitën dhe angazhimin tuaj të çmuar!”, njoftoi Ganiu.

Banner

Related posts

Muhamet Rushani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së – Shkumbin

Gjyla Halili

Bojmacaliev për vizitë në SPB Manastir, NJPB Prilep dhe NJP Krushevë

Gjyla Halili

Nga mesnata bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

Gjyla Halili