Politikologu shqiptar në SHBA, Vilson Sinishtaj, ka reaguar pas arrestimit të Doda Ivanajt, duke shprehur mbështetje për të dhe duke bërë thirrje për unitet të komunitetit shqiptar në Malësi dhe diasporë.
Në reagimin e tij publik, Sinishtaj thekson se Doda “nuk është vetëm”, duke deklaruar se Koja, Malësia dhe mërgata qëndrojnë të bashkuara në mbështetje të tij.
“Doda nuk është vetëm. As sot, as kurrë. Jemi të gjithë me të – Koja, Malësia dhe mërgata, një zë dhe një qëndrim,” ka theksuar Sinishtaj.
Ai kritikon ashpër çdo formë presioni apo veprimi që, sipas tij, synon përçarjen ose frikësimin e komunitetit shqiptar në Malësi.
“Koha e ‘përça e sundo’ ka mbaruar. Kush mendon se mund ta frikësojë Malësinë me presion, pranga apo padrejtësi, nuk e njeh Malësinë,” thekson Sinishtaj.
Sipas tij, komuniteti shqiptar duhet të qëndrojë i bashkuar në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe identitetit kombëtar.
“Të bashkuar jemi më të fortë se kurrë. Të vendosur jemi deri në fund. Nuk heshtim. Nuk përkulemi. Nuk ndahemi,” përfundon reagimi.
Ja postimi plotë:
Doda nuk është vetëm. As sot, as kurrë.
Jemi të gjithë me të – Koja, Malësia dhe mërgata, një zë dhe një qëndrim.
Koha e “përça e sundo” ka mbaruar. Kush mendon se mund ta frikësojë Malësinë me presion, pranga apo padrejtësi, nuk e njeh Malësinë.
Të bashkuar jemi më të fortë se kurrë. Të vendosur jemi deri në fund. Të drejtat, dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar do t’i mbrojmë pa kompromis.
Nuk heshtim. Nuk përkulemi. Nuk ndahemi.
