BOTA

(Video) Shpërthen në mënyrë të kontrolluar një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Britani të Madhe

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar në Great Yarmouth të Britanisë së Madhe, pavarësisht ditëve të kaluara për ta çaktivizuar atë.

Mësohet se zhurma nga shpërthimi ka qenë e fuqishme, ndërsa disa ndërtesa kanë pësuar dëme të vogla materiale.

Momentin e shpërthimit e ka regjistruar me dron policia britanike, e cila ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

Bomba, rreth një metër e gjatë dhe me peshë rreth 250 kg, u zbulua në Southtown Road nga një kontraktor që po punonte në ndërtimin e një ure të re mbi lumin Yare.

Puna për çaktivizimin e bombës, e cila ndodhej pranë dy tubacioneve të gazit, ka vazhduar që nga e marta.

Banner

Related posts

Stuhia sjell përmbytje/ Spanja nuk gjen qetësi, uji vërshon në rrugë e banesa

admin

Vdes gruaja e ministrit të parë të Uellsit, Mark Drakeford

admin

Gjykata refuzon Asociacionin për Mbrojtje të të Drejtave të Myslimanëve, miraton ndalimin e abajas në shkollës

admin

Leave a Comment