SHOWBIZ

Versioni i ri Dani Alvesit: Me gjeti në tualet dhe m’u hodh përsipër…

E përditshmja katalanase ARA raporton këtë të hënë një version të ri të historisë së Dani Alvesit, i cili është arrestuar rreth një muaj më parë me akuzën e sulmit seksual.

Sipas të njëjtit burim, brazilian ka thënë se fillimisht ka gënjyer për të “mbrojtur viktimën”, duke akuzuar tashmë 23-vjeçaren se e ka “sulmuar seksualisht”.

“Në fakt, doja ta mbroja atë “zonjën e re”. Unë isha ulur në banjë dhe ajo erdhi drejt meje dhe m’u hodh sipër. Nuk e kam prekur atë vajzën”, mësohet të ketë deklaruar Dani Alves.

Megjithatë, provat gjenetike dhe imazhet e videos së survejimit të mbledhura nga autoritetet e hedhin poshtë versionin e ri të futbollistit.

Sipas të përditshmes katalanase, Dani Alves do të mësohet këtë javë nëse do të lirohet me kusht apo do të qëndrojë në paraburgim.


Top Channel

Banner

Related posts

Një gotë në ditë rigjeneron mëlçinë dhe shpëlan helmet nga trupi

Gjyla Halili

Ditë shiu! Keni çfarë vishni, mantelet e shiut janë sërish në modë

admin

Agjëroi nga fillimi deri në fund, Yll Limani në Bajram flet për përvojën e tij gjatë muajit të Ramazanit

admin

Leave a Comment