KOSOVË

Vendimi për liberalizimin e vizave është fitore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë.

Osmani  në Facebook tha se ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme.

“Vendimi i sotëm final për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është fitore, jo vetëm për vendin tonë, por për vetë demokracinë dhe unitetin në Evropë. Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar përgjatë viteve, pavarësisht vonesave dhe padrejtësive të ndryshme”, shkroi ajo.

Teksa tha se nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropianë.

“Më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj. Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdh”, shkroi ajo.

Banner

Related posts

Plagosja në Veri të Kosovës, arrestohen katër policë

admin

Erdogani thotë se nuk pajtohet me “qasjen negative” të liderëve tjerë ndaj Putinit

admin

Çikat e Kosovës shkruajnë historinë, kualifikohen në Botëror

Gjyla Halili

Leave a Comment